Bootcamp me Alan Greenberg, Ish Drejtori për Edukim në Apple Inc.

𝐈𝐬𝐡 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐩𝐩𝐥𝐞, 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐀𝐥𝐚𝐧 𝐆𝐫𝐞𝐞𝐧𝐛𝐞𝐫𝐠 do të mbajë Bootcamp në UNI - Universum International College, me temen "Exploring the Intersection of Digital Technology, Innovation, and Entrepreneurship".

💡 A keni ide biznesi dhe dëshironi që kjo ide të financohet nga ekspertë botëror?

Alan Greenberg sjell shumë përvojë dhe ekspertizë në UNI - Universum International College, pasi ka shërbyer si ish-Drejtor i Arsimit të Lartë EMEA, më pas Drejtor për Edukim në Kinë dhe AsiaPAC në Apple Inc. Ai udhëhoqi ekipin që ndërtoi Education Podcasting iTunes U në Angli dhe Evropë, zhvilloi Apple Education APP iOS dhe nismat e zhvillimit të Apple APP me Universitetet.

Bootcamp është i ndarë në 5 module nga 5 orë në formë të punëtorive ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të zhvilloj ide biznesore duke kulminuar me një projekt real biznesor apo inovacion digjital.

Në fund do të bëhet prezentimi i ideve biznesore me mundësi të financimit të tyre.

➡️ Oraret e takimeve/ligjeratave:

- Takimi I: 08 dhe 09 Mars 2024

- Takimi II: 26 dhe 27 Prill 2024

- Takimi III: 21 Maj dhe 01 Qershor 2024

➡️ Detaje rreth pagesës:

- Për studentë të UNI: Bootcamp ofrohet PA PAGESË

- Për studentë Alumni të UNI: Bootcamp ofrohet PA PAGESË

- Për pjesëmarrësit nga jashtë: Çmimi 390€ që përfshin ligjerata, materialet, Diplomë me ECTS të transferueshme në Institucione të Arsimit të Lartë.

➡️ Vendet janë të limituara për 40 studentë* të UNI dhe 15 pjesëmarrës nga jashtë.

Kontakto: info@universum-ks.org apo tel: +383 44 144 062

*Studentët e UNI duhet të plotësojnë aplikimin me email studentor.

UNI - Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.  

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri: *
Mbiemri: *
Nr. telefonit: *
E-mail: *
Institucioni ku studioni apo keni studiuar?
*
Niveli i studimeve:
*
Institucioni ku punoni/profesioni
*
A keni ide biznesi? *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Kolegji Universum. Report Abuse