Global Signature Courses

Global Signature Courses

Çka janë Global Signature Courses?

Global Signature Courses janë pjesë e lëndëve të UNI – Universum International College të cilat ofrohen në modalitet të përzier me universitetet tjera partnere dhe që janë të pasuruara me përmbajtje nga Universiteti Shtetëror i Arizonës. Këto lëndë ligjërohen nga profesorët e UNI dhe plotësohen nga të paktën dy orë interaktive të sinkronizuara me profesorë tjerë ndërkombëtar nga universitetet tjera partnere.

Si përfitojnë studentët?

  • Kurrikulë e zgjeruar, me përmbajtje moderne dhe tërheqëse që është e pasuruar nga përmbajtja e Universitetit Shtetëror të Arizonës.
  • Lëndë të ofruara online, me sesione interaktive nga profesorët vendor dhe të plotësuara nga ata ndërkombëtar.
  • Së paku dy sesione të ofruara nga ligjërues ndërkombëtar nga dy institucione tjera do të përfshihen në secilin lëndë.
  • Keto lëndë sigurojnë një lidhje të shtuar ndërmjet institucioneve tjera ndërkombëtare si dhe një bashkëpunim të zgjeruar e të qëndrueshëm ndërmjet stafit akademik që shkon përtej këtyre lëndëve.
  • Studentët angazhohen me student tjerë ndërkombëtarë.

Ligjëruesit

Jairus Diesta Espiritu

Profesor në universitetin Mapúa në Filipine. Ligjëron lëndën 'Global Ethics'.

Luis Alberto Bernardino Aquino

Profesor në universitetin UAG në Meksikë. Ligjëron lëndën 'Industrial revolution 4.0'.

Juan Francisco Nicolalde Gonzalez

Profesor në universitetin UIDE Ekuador. Ligjëron lëndën 'Sustainability'.

Daniyar Medetov

Profesor në universitetin Almaty Kazakistan. Ligjëron lëndën 'Entrepreneurship'.

Ruth Patricia Navarrete

Profesor në universitetin UFG El Salvador. Ligjëron lëndën 'Impact of Social Media'.

Maria Estefania

Profesor në universitetin UAG Ekuador. Ligjëron lëndën 'Data analytics/Data science'.

Mabeth Francia

Profesor në universitetin Mapua Filipine. Ligjëron lëndën 'Impact of Social Media'.

Emmillie Joy

Profesor në universitetin Mapua Meksikë. Ligjëron lëndën 'Healthcare Innovation'.

Jul Aidil

Profesor në universitetin UEU Indonezi. Ligjëron lëndën 'Global economy'.

Vanessa Mhae

Profesor në universitetin MCM Malejzi. Ligjëron lëndën 'Sustainability'.